Kaloni te përmbajtja kryesore

Franca dhe Gjermania përgatiten për reduktimin e gazit rus 

Franca dhe Gjermania po përgatiten për reduktim të furnizimit të gazit rus, tha ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire.

Ai po i përgjigjej paralajmërimit të presidentit rus, Vladimir Putin se Moska do të mbyllë rubinetat për ata që refuzojnë të paguajnë në rubla.

“Nesër mund të ketë një situatë në të cilën… nuk ka më gaz rus. Na takon ne të përgatitemi për këta skenarë dhe ne po përgatitemi,” tha Bruno Le Maire pas bisedimeve në Berlin me homologun e tij gjerman, Robert Habeck, shkruan BBC./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button