Franca “shkatërron” portën e Gjibraltarit me 14 gola

Kombëtarja e Francës e ka shkatërruar atë të Gjibraltarit, në ndeshjen që ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Riviera”, Franca e ka mposhtur Gjibraltarin 14:0.

Një autogol i Ethan Santos (minuta e 3’) dhe golat nga Thuram (minuta e 4’), Zaire-Emery (minuta e 16’), Mbappe (minuta e 30’, minuta e 74’, minuta e 82’), Clauss (minuta e 34’), Coman (minuta e 36’, minuta e 65’), Fofana (minuta e 37’), Rabiot (minuta e 63’), Dembele (minuta e 73’) dhe Giroud (minuta e 89’, minuta e 90+1’).

Me pikët e reja, Franca ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e parë dhe veçse e ka siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Rezultati final i ndeshjes, 14:0.

Back to top button