Ngjarjet e datës 29 dhjetor

08:30
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban konferencën e fund vitit, për të prezantuar të arriturat dhe zhvillimet e punës në KPMM për vitin 2021. (Salla e takimeve të KPMM-së)
09:00
Mbahet mbledhja e 274-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (Platforma Zoom)
10:30
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit,Hapësinor, dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi mban konferencë për medie. (Stacioni i autobusëve, Qendra e patentë-shoferëve, Prishtinë)
14:00
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, mbajnë konferencë për medie, në të cilën prezantohen rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-dhjetor 2021. (Zyra qendrore e ATK-së)
14:30
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fund vitit, organizon pritje për përfaqësuesit e medieve. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes)
Back to top button