FSK-ja shpërndan dhurata për fëmijët, me rastin e festave të fundvitit

Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale.
“Festat për ushtarakët tanë kanë kuptim të plotë vetëm kur janë në mesin e qytetarëve tanë!Me rastin e festave të fundvitit, Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondacionin “MUTE”, kanë realizuar shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë. Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës, respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendbanime urbane dhe rurale. Shërbimi ndaj Atdheut dhe Qytetarit tonë është Detyra dhe Nderi ynë!“, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button