FSK ndihmon QKUK-në
Dymbëdhjetë infermierë të FSK-së do të shërbejnë në QKUK deri më 23 shtator
Dymbëdhjetë infermierë nga Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për t’i dalë në ndihmë personelit shëndetësorë në përballje me Covid 19. U tha se shkëmbimi i përvojave mes stafit të QKUK-së dhe infermierëve të FKS-së do të mundësojë ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për pacientët./21Media