Shkon në 1,150 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Afganistan vazhdoi të rritet disa ditë pasi i ktheu shtëpitë me tulla dhe gurë në rrënoja, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1,150 persona.
Vendi me 38 milionë banorë ishte tashmë në mes të një krize ekonomike spirale që kishte zhytur miliona thellë në varfëri me mbi një milion fëmijë në rrezik të kequshqyerjes së rëndë, transmeton rtv21.tv.
Tërmeti me magnitudë 6 ballë të mërkurën goditi natën ndërsa njerëzit po flinin, duke lënë mijëra të cilët mbijetuan pa strehë. Media shtetërore raportoi se rreth 3,000 shtëpi u shkatërruan./21Media

Back to top button