Fundjava me diell dhe vranësira

Në Kosovë sot (e shtunë) do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Të dielën po ashtu do të mbajë kryesisht mot i ngjashëm. Temperaturat do të sillen mes 9-11 gradë celsius, e maksimalet mes 25-27 gradë celsius.

Back to top button