Gashi: Fat që fituesit e zgjedhjeve s’premtuan autostrada

Sonte në emisionin Click në RTV21 u bisedua për takimet mes VV e LDK-së

Gazetari hulumtues nga BIRN, Kreshnik Gashi, deklaroi se është një gjë e mirë që dy partitë fituese të zgjedhjeve të fundit nuk kanë premtuar autostrada e asfalt, përfshirë këtu edhe investime në autostradën e Dukagjinit, shkruan rtv21.tv.

Gashi deklaron se kjo i bjen që rreth 300 milionë euro në vit që kanë shkuar për autostrada, tani mund të shkojnë për Ministritë e Shëndetësisë e Arsimit, por edhe në investime tjera që i nevojiten kësaj shoqërie si në sistemin e drejtësisë e infrastrukturën shtetërore./21Media

Back to top button