Gashi: Jam e bindur se filmi kosovar do të bëjë histori në edicionet e ardhshme të akademisë!

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, nuk u nominua për çmimin “Oscar”.
Aktorja Yllka Gashi përmes Facebook-ut falënderoi të gjithë për përkrahjen, ndërkaq tha se përmes “Zgjoi”-t, Kosova u promovua edhe më shumë.
“Zgjoi” që e punuam me shumë pasion e përkushtim, na hapi dyer e na e mundësoi jo vetëm të kemi shpërthim ndërkombëtar në karrierat tona, por edhe ta promovojmë Kosovën e suksesin e grave të Kosovës! “Zgjoi” na solli gëzim e na bëri krenarë të gjithëve dhe shkroi histori te re për kinematografinë tonë! Ishte dhe mbetet rrugëtim i bukur e i paharruar, për të cilin jam shumë falenderuese! Falemnderit shumë që u gëzuat për ne e për dashurinë e përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni dhënë tash e një vit!”, ka shkruar artistja.
Gashi po ashtu u shpreh e bindur se filmi kosovar do të bëjë histori duke u nominuar në edicionet e ardhshme të akademisë./21Media

Back to top button