Gastronomët kërkojnë të punojnë deri në orën 23:00

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përsëri ka kundërshtuar masat e reja të Qeverisë së Kosovës për COVID-19.

Sipas tyre,  masat e reja janë në kundërshtim me kërkesat e tyre, ndërsa nuk janë pajtuar me orën e lejuar të punës për gastronominë që për zonat e kuqe është deri në 21:00.

“Ky orar për gastronominë është i pamjaftueshëm dhe i papranueshëm. Gjendja jonë është më tepër se shqetësuese, dhe për ne në këto rrethana do të duhej të lejoheshim të funksionojmë deri në ora 23:00 në tërë vendin”, thuhet në reagimin e Shoqatës.

Shoqata thotë se këto masa janë dizajnuar për qëllime politike, të ideuara për fushatat parazgjedhore.

“Këto masa më shumë janë të dizajnuara për qëllime politike, sesa për shëndetin publik, e aq më pak për atë ekonomik. Tashmë është ideuar edhe realizimi i fushatave parazgjedhore nga ky vendim, nga i cili, lejohen deri në 30 persona në hapësira të mbyllura, të cilat ironikisht janë sallat e dasmave (që ndalohen të funksionojnë për qëllime afariste), ndërsa deri në 50 persona në sheshe publike, parqe, etj”, thuhet në reagimin e Shoqatës të bërë në Facebook.

Para pak orësh u njoftuam me masat e reja sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Këto masa janë në kundërshtim…

Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on Friday, January 15, 2021

Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga COVID-19.

Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve. Kurse te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00./21Media

Back to top button