Gastronomët kërkojnë të punojnë në prag të festave

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria që t’u mundësohet të punojnë gjatë festave. Përmes një postimi në rrjetet sociale kjo shoqatë edhe njëherë thekson problemet më të cilat po ballafaqohet fusha e gastronomisë.

“Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit.
Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!”, thuhet në reagim.

Tutje gastronomët po ashtu kërkojnë nga qeveria që të lejohet shërbimi “Delivery”.

“Edhe Ekonomia njejt sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani!
P.S. DELEVERY DUHET URGJENTISHT ME U LIRU!
Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares.”, thonë gastronomët.

Paraprakisht kjo shoqatë ka falënderuar për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Parlamenti i Kosovës.

“Ekzekutimi i tij pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, që do të thotë mjetet të kalojnë në llogari të bizneseve, punëtorëve, etj., vitin e ardhshëm.
Ne falenderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe Partitë politike të Kosovës për përkrahje mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdo herë tjeter. Kemi nevoje të mbijetojmë edhe në këtë fundvit!”, thonë gastronomët./21Media

Back to top button