Gati 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni

Roja Kufitare Polake ka bërë me dije se rreth 2,481,000 njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Megjithatë, numrat që kalojnë kufirin kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit.
Të dielën 22,300 kaluan, 6% më pak nga e shtuna, shkroi agjencia në ”Twitter”.
Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin për në Poloni para fillimit të luftës ishte 16,800. Gjithashtu ka edhe një numër në rritje të refugjatëve që shkojnë në Ukrainë, shkruan bbc
Vetëm të dielën, 15,000 njerëz kaluan në Ukrainë nga Polonia./21Media

Back to top button