Gerrard regjistron fitoren e dytë radhazi me Aston Villan

 
Skuadra angleze Aston Villa ka shënuar sot fitore si mysafire me rezultat 2:1 kundër Crystal Palace, ndeshje kjo që ishte e vlefshme për xhiron e 13 të Premier Ligës angleze.
Po ashtu, kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Aston Villas nën urdhrat e trajnerit të ri Steven Gerrard.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Aston Villa përmes mbrojtësit Targett në minutën e 15’, kurse epërsinë e dyfishoi në 2:0 mesfushori John McGinn.
Golin e nderit për Crystal Palace e shënoi mbrojtësi Guehi në minutën e 90’+5 shtesë të ndeshjes.
Pas pesë humbjeve radhazi, Aston Villa i është rikthyer fitoreve duke regjistruar dy sosh radhazi nën urdhrat e Gerrard.
Me tre pikët e reja, Aston Villa zë vendin e 11 në tabelë me gjithsej 16 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe kundërshtari i sotëm Crystal Palace në vendin e 10.

Back to top button