Gërvalla: Albright ndërroi rrjedhën e historisë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, foli për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.
Ajo u shpreh se “Albright ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë, politikanja më e vendosur në botë në atë kohë”.
“Albright ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë, politikanja më e vendosur në botë në atë kohë. Mobilizimi i grave ka të bëjë me barazinë dhe cilësinë, sepse gratë sjellin një cilësi tjetër, shumë më të kërkuar në tavolinën. Albright ishte më e mirë dhe më e fuqishme se shumë nga kolegët e saj, sepse ishte ndryshe mund të bënte ndryshimin. Gratë duan dhe gratë mund ta bëjnë diferencën. Gratë duhet të jenë edhe më të mira, të punojnë edhe më shumë për të qenë të suksesshme, mobilizimi i potencialit të grave ka të bëjë me barazinë”, u shpreh ajo.
Gërvalla shtoi se “Ajo kishte kurajën ta tregoj realitetin ashtu siç është, dhe jo ta injoroj, ashtu sic bëhet nganjëherë në politik”.
“Shembulli i saj tregoi se arritjet e mëdha nga gratë nuk janë privilegj, por për to duhet të punohet. Ajo kishte kurajën ta tregoj realitetin ashtu siç është, dhe jo ta injoroj, ashtu sic bëhet nganjëherë në politik”, tha Gërvalla.
Gërvalla tha se roli i ish-Sekretares Albright në Kosovë është i pazëvendësueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për ndalimin e luftës dhe gjenocidit serb në Kosovë.
“Madeleine Albright ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm që kishte shteti im Kosova. Albright është për mua njeriu i parë që ndryshoi historinë kur na ndihmoi neve për të mposhtur gjenocidin serb në Kosovë. Ajo shpëtoi mijëra jetë, ajo ishte çelsi për mbarimin e luftës në Kosovë”, tha Gërvalla./21Media