Gërvalla: Deminimi është kyç, por fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë jetike

Duke folur për rëndësinë e veprimeve ndaj minave në Ukrainë, në konferencën e mbajtur në Lozanë të Zvicrës, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Zvicrës, Ignazio Cassis , Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se krahas rëndësisë së strategjive për çminim, fitorja e Ukrainës dhe ndalja e luftës janë vendimtare për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe më gjerë.
Ministrja Gërvalla theksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e brendshme, por edhe në misionet ndërkombëtare, duke përdorur përvojën e Kosovës në çminimin e zonave të minuara, dhe mbështetjen për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus, njofton MPJ
“Edhe nëse kjo luftë do të ndalej sot, bashkësisë ndërkombëtare do t’i duhet të merrej edhe për vite të tëra me pasojat e kësaj lufte, me të mbijetuarit, viktimat dhe rindërtimin e Ukrainës. Por lufta nuk po ndalet sot dhe prandaj është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ndaluar këtë luftë tani,” tha Ministrja Gërvalla./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?