Kaloni te përmbajtja kryesore

KDI: Pushteti të mos e paralizojë punën e Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga pushteti që të mos e paralizojë punën e Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media Violeta Haxholli nga KDI, në lidhje me bojkotimin e seancave plenare nga pozita thotë se Kuvendi duhet të jetë hapësira kryesore për të zhvilluar debat të hapur dhe jo të konsiderohet vetëm si makineri votimi.

“Në javën e fundit, posaçërisht sfidues për punën e Kuvendit ka qenë bojkotimi i seancave plenare nga shumica parlamentare, në rastet kur opozita ka propozuar diskutime ose ka thirrur seanca të jashtëzakonshme për tema të rëndësishme”, deklaron Haxholli.

Sipas saj Kuvendi duhet të jetë një hapësirë kryesore për zhvillimin e një debati të hapur dhe jo të konsiderohet vetëm si makineri votimi. “Kuvendi duhet të jetë hapësira kryesore për të zhvilluar debat të hapur dhe konstruktiv për çështje janë në interes të publikut; dhe jo të konsiderohet vetëm si makineri votimi. Debatet i formësojnë opinionet publike, i japin drejtim politikave, si dhe prodhojnë alternativa për vendimet që merren në Kuvend”, thotë ajo.

“Është e paprecedentë që bojkoti si instrument politik parlamentar, shfrytëzohet nga partitë në pushtet, të cilat, në fakt, do të duhej të ishin përgjegjëse për funksionimin dhe mbarëvajtjen e punimeve plenare të Kuvendit. I papranueshëm është edhe veprimi i kryetarit Glauk Konjufca për të shmangur udhëheqjen e seancave të fundit të thirrura nga opozita – përkundër që ky përbën një obligim të tij kushtetues”, potencon Haxholli. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button