Gërvalla: E ardhmja jonë është e qartë për anëtarësim në BE

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla duke folur aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ka thënë se Kosova ka perspektivë të qartë për anëtarësim në BE.
Kryediplomatja Gërvalla në seancën parlamentare shtoi nuk ka alternativë tjetër ndaj kërkesës formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Nëse në njërën anë themi se përcaktimi i qartë I Republikës së Kosovës është hyrja në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është perspektiva, kjo është e ardhmja jonë e qartë. Nëse në anën tjetër shohim zhvillimet e muajve të fundit që kanë një interesim gjithnjë e më të shtuar të shteteve anëtare të BE-së për integrimin e Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Që nga presidenca sllovene e Bashkimit Evropian tema është ri aktualizuar dhe kemi përpjekje të vazhdueshme se si integrimi I Ballkanit perëndimor në BE mund të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme pa shkaktuara shqetësime brenda BE-së. natyrisht që procesi nuk përfundon me dorëzimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE, por fillon një fazë shumë e rëndësishme që shpreh edhe formalisht aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në BE. Kështu që nuk ka alternativë tjetër ndaj kërkesës formale për anëtarësim në BE”, theksoi ajo.

Back to top button