Gërvalla: Evropa nuk i kërkoi Serbisë t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwartz ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të kërkojë llogari  nga Serbia, pasi që kjo e fundit sipas  është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që është rreshtuar me agresorin, Rusinë, pas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë.
Këto deklarata ajo i bëri në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
“Dialogu është me rëndësi, por dialogu për hir të dialogut nuk është me rëndësi, dialogu është me rëndësi në kuptim të përmbajtjes, nëse ndryshon realiteti kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndryshojë përmbajtja e dialogut. Nëse një palë largohet nga tavolina e BE-së, atëherë kjo po i jep partnerëve në perëndim një shuplakë, dhe po rreshtohet me një kriminel të luftës, duhet të bëhet pyetja e çka tash a mund të vazhdojmë tutje, thua se nuk ka ndodhur gjë? Çfarë thotë kjo për Putin dhe Vuçiq? Çka thotë kjo për ne në sytë e Perëndimit? A nuk e dërgon kjo mesazhin se është Perëndimi aq i dobët sa që nuk arrin t’i përshtatë lëvizjet dhe veprimet, kur dikush rreshtohet me dikë që kërcënon paqen, madje kërcënon me përdorim të armëve bërthamore”, ka deklaruar Gërvalla
Ajo po ashtu ka theksuar se Kosova renditet krah BE-së, kurse Serbia krah Rusisë.
“Evropa duhet të pajtohet me realitetin e ri, kemi të bëjmë me një Rusi brutale, agresive. Kemi të bëjmë me një lidership serb që është shumë agresiv, kemi të bëjmë me bashkëpunim të ngushtë ekonomik dhe ushtarak mes Rusisë dhe Serbisë. Rusia i ka ofruar Serbisë një arsenal ushtarak, dhe ky e ka për qëllim të përdoret si kërcënim ndaj fqinjëve. Dialogu me Serbinë nuk ka të bëjë të targat e automjeteve, Evropa nuk është ankuar dhe as nuk ka kërkuar nga Serbia që t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara në dialog”, ka thënë Gërvalla./21Media
 

Back to top button