Gërvalla: Pasi s’funksionuan sulmet e hapura, paska filluar beteja me falsifikime kibernetike

 

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz sot ka bërë të ditur se i kanë hapur llogari të rrejshme në rrejtin social, instagram.

Ajo ka informuar se as nuk ka pasur dhe as nuk ka llogari në instagram, derisa ka shtuar se me konton e rrejshme po merret policia.

“Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me fallsifikime kibernetike. Asnjë nga lajmet e sotme nuk janë të vërteta. As nuk kam dhe as nuk kam pasur konto në Instagram. Nuk kam publikuar asnjë, e lëre më 20 pikë. Tashmë me këtë konto po merret Policia e Kosovës.”, ka shkruar ministrja Gërvalla-Schwarz.

 

Kontot e rrejshme në emrin tim

Pasi nuk funksionuan sulmet e hapura, tani paska filluar beteja me fallsifikime…

Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on Tuesday, May 11, 2021

Back to top button