Martin Berishaj përplas Kadriajn dhe Gërvallën: Asnjë prej akuzave ndaj tij nuk qëndron

Raportimi i Ministres për Punë të Jashtme dhe Disaporë, Donika Gërvalla  në Komisionin për Punë të Jashtme u shoqëruar me përplasje mes saj dhe deputetes time Kadriaj.

Kjo e fundit  përmendi aferën financiare te ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj., si dhe akuzoi ministren lidhur me emërimin e ambasadorëve në përgjithësi.

“As 30 përqind e ambasadorëve nuk janë të emëruar si ambasadorë politikë. Ka qenë krejt ndryshe në kohën kur ju keni mbajtur pushtetin. Për ambasadorin Martin Berisha, ju që më së shumti bërtisni e dini shumë mirë se çfarë padrejtësie i është bërë, dhe sa shumë gënjeni”, tha Gërvalla.

Më tej ajo tha se asnjë prej akuzave ndaj Berishajt nuk qëndrojnë.

“Por, jam kureshtare të shoh a do skuqeni ju që keni bërë kësi fushata kundër një personi. Asnjë prej akuzave që ju bëni nuk qëndroni”, u tha ajo anëtarëve të komisionit.

Gërvalla pret që anëtarësimi në KiE të jetë çështje muajsh dhe jo vitesh

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se po punojnë intensivisht për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e njohjeve të reja.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, kryediplomatja kosovare tha se kanë bërë progres të rëndësishëm për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ajo tha se pret që anëtarësimi në KiE të jetë çështje muajsh dhe jo vitesh.

Ndërkaq, nënvizoi se fokusi kryesor është anëtarësimi në NATO.

Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

Raportimi i Gërvallës pritet të fillojë nga ora 10:00, meqë në rendin e ditës është paraparë vetëm kjo pikë.

Kryediplomatja Gërvalla para komisionit do të raportojë lidhur me Planin e punës së MPJD-së për vitin 2023.

Back to top button