Ngjarjet e datës 7 prill

09:00

Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan organizon konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

09:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, merr pjesë në hapjen e konferencës “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

09:00

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës viziton Klinikën e Neurokirurgjisë. (Klinika e Neurokirurgjisë, QKUK)

10:00

Mbahet takimi me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet të Qeverisë dhe Komunave. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti zëvendësshefi për Bashkëpunim o Zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi etj. (Ndërtesa e Qeverisë)

10:00

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raporton lidhur me Planin e Punës së MPJD-së në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

10:00

Në shënim të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratuar më 9 prill të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese organizon “Ditën e Gjykatës së Hapur”. (Gjykata Kushtetuese)

11:00

Mbahet diskutim me temën “Zëri i serbëve të Kosovës në dialogun e Brukselit”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

11:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

13:00

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, me debatim për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)

13:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme; Projektligjin pёr Kinematografinë; Raportin vjetor të punës të Këshillit Shtetëror të Cilësisë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

13:00

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

13:00

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe General Electric (GE) nënshkruajnë Marrëveshjen për modernizimin e turbinave me avull të Termocentralit “Kosova B”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (“Kosova B”, Obiliq)

14:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozimet për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

Back to top button