Gërvalla: Vuçiqi ka filluar t’i jetësojë kërcenimet e tij
(Lajm i përditësuar)
Gërvalla: Nuk kemi informacion nëse Dejan Jankoviq është liruar
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se ende nuk kanë informacione të konfirmuara se është liruar zëvendësdrejtori i Policisë, Dejan Jankoviq.
“Ende nuk kemi informacionin e konfirmuar që zëvendësdrejtori i Policisë është liruar, andaj ju lus edhe pak durim për t’ua dhënë informacionin e saktë atëherë kur ta kemi të konfirmuar”, ka thënë ajo.
Gërvalla: Vuçiqi ka filluar t’i jetësojë kërcenimet e tij
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla në një konferencë për media ka thënë se ndalimi i autobusëve të Kosovës nga Serbia në pikën kufitare Kroaci- Serbi ka të bëjë me ditën e djeshëm sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
”Vuçiqi ka filluar t’i jetësojë kërcenimet e tij, në këtë kontekst e shohë unë ndalimin e sotëm të udhëtarëve, sidomos ndalimin e shumë zyrtarëve të Policisë”, tha Gërvalla.
Sipas saj, një pjesë e qytetarëve kosovarë iu nënshtruan bisedave informative.
Ajo tutje ka shtuar se statistikat e sakta rreth kosovarëve të ndaluar do publikohen në momentin kur ato do grumbullohen.