Gërxhaliu: Pritjet dhe trendet e bizneseve janë negative

Gërxhaliu: Pritjet dhe trendet e bizneseve janë negative

Gjendja aktuale e biznesit në Kosovë në tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar rënie. Kështu u tha me rastin e prezantimit të raportit për tremujorin e tretë të këtij viti nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, ka thënë se në këtë raport janë përfshirë tregtia me shumicë dhe pakicë, prodhimi për përpunimin e mishit, riciklimi i drurit, metalet dhe materialet ndërtimore, ndërtimi dhe në shërbime.

Ai ka thënë se në këtë mostër OEK ka përdorë 503 ndërmarrje të këtyre sektorëve

“Ajo çka e karakterizon këtë tremujor është se gjendja aktuale e biznesit në Kosovë për këtë tremujor paraqitet me trend rënieje. Në tre mujorët ose në dy tre mujorët paraprak, trendi ka qenë me një dozë më të madhe të optimizmit dhe për herë të parë kemi trendë rënës për këta tremujor. Megjithatë, TM3 i vitit 2017-të, bazuar në perspektiven e bizneseve manifestohet me një situatë të përgjithshme biznesore stabile . Klima e biznesit më aktuale dhe pritjet e biznesit janë me trend negativë që e dallon këtë tremujor nga ai i fundit. Pritjet për punësim që për neve janë prioritet në këtë tre mujor krahasuar me atë paraprak, 68 për qind e bizneseve presin që numri i të punësuarve të mbetet i njëjtë, pritje negative vijnë nga sektori i ndërtimit, i cili paraqet në këtë hulumtim, pritjet më pesimiste por kuptohet që ky sektor karakterizohet edhe me aspektin sezonal kjo lidhet me aspektin financ iar sa është fuqia blerëse e qytetarëve”, tha Gëxhaliu.

Ai po ashtu tha se indikatori i konfidencës ka shënuar një rënie prej 10.2 % në këtë tremujor, ndërsa krahasuar me periudhën e tre mujorit paraprak kemi një stratë më të mirë, respektivisht prej 4. 5 për qind.

Back to top button