Gërxhaliu tregon hapat që do të duhet të merren nga Qeveria për të zbutur krizën ekonomike

(Lajm i përditësuar)

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu sonte në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tregoi se cilët janë hapat që do të duhet të merren nga Qeveria për të zbutur krizën ekonomike.
“Janë tre mekanizma që duhej t’i zbatojë Qeveria pa eksperimentu me ligje në parlament. 1. Ngrirja e akcizës në import të naftës, 2. Ngrirja e TVSH-së në prodhimet bazike apo elementare dhe 3. Të kemi një shkoqitje të investimeve apo të fillojnë investimet në aspektin kapital”, tha ai.

Projektligji për masat e përkohshme të produkteve, Gërxhaliu: Ky duhet të analizohet
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të miratojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore i propozuar nga qeveria.
Mirëpo lidhur me këtë njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka thënë se një ligj i tillë duhet të analizohet në disa dimensione.
“E para: Sa është një ligj i tillë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës? E dyta: Sa është në harmoni me ekonominë e tregut? E treta: A mos është tentativë e cila do ta rëndojnë edhe më tepër shtresën e mesme dhe të ulët dhe do të krijojë favore për bizneset e mëdha”, ka thënë ai në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21./21Media

Back to top button