Gigi Hadid largohet nga Twitter për shkak të Elon Musk

Gigi Hadid është bërë e famshmja e fundit që u largua nga Twitter, pasi Elon Musk përfundoi marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter javën e kaluar.
Të shtunën, supermodelja 27-vjeçare informoi ndjekësit e saj në Instagram se ajo ‘çaktivizoi’ llogarinë e saj në Twitter për shkak të ‘udhëheqjes së saj të re’, shkruan DailyMail.
“Po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit, dhe nuk është një vend ku dua të jem pjesë”, ka shkruar Hadid në Instagram Story.

Hadid ka thënë se i vjen keq vetëm për fansat, me të cilën i pëlqente të lidhej në platformën Twitter.
Në fund, ajo shpjegoi se mendon se Twitter nuk është më ‘një vend i sigurt për askënd, as një platformë që do të bëjë më shumë mirë se dëm’.

Për më tepër, ajo ndau postimin viral, të shkruar nga Shannon Raj Singh, e cila informoi ndjekësit e saj se “i gjithë ekipi i të Drejtave të Njeriut është shkëputur nga kompania”.

Pavarësisht se u pushua nga puna, ajo tha ‘jashtëzakonisht krenare për punën që bëmë për të zbatuar Parimet Udhëzuese të OKB-së për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut, për të mbrojtur ata që janë në rrezik në konfliktet dhe krizat globale, duke përfshirë Etiopinë, Afganistanin dhe Ukrainën, dhe për të mbrojtur nevojat e atyre që janë veçanërisht të rrezikuar nga abuzimi i të drejtave të njeriut për shkak të pranisë së tyre në mediat sociale, siç janë gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut’. 

Vendimi i Hadid vjen pasi Bot Sentinel, një firmë e të dhënave, zbuloi se Twitter mund të ketë humbur mbi një milion përdorues që kur Musk bleu kompaninë e teknologjisë për 44 miliardë dollarë, duke treguar se disa përdorues janë pezulluar nga kompania dhe të tjerë mund të jenë çaktivizuar për shkak të protestës.

Para largimit të saj Twitter, vajza e kopertinës së Vogue kishte mbi 10,536,819 ndjekës.

Tani, kur fansat shkojnë në profilin e sa, gjithçka që thotë është ‘kjo llogari nuk ekziston’./21Media

Back to top button