Gjakovari dhunon seksualisht të miturën e dehur

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.N., për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

I njëjti dyshohet se më 30 gusht të këtij viti, në Gjakovë, konkretisht në shtëpinë e tij, e ka detyruar personin tjetër të dëmtuarën e mitur E.A., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

Prokuroria njofton se e dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin. Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur vetën të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.N., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./21Media 

Back to top button