Gjakovari rrahu gruan hungareze shtatzënë me rrip

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit se, më 26 gusht në Gjakovë, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri e ka rrahur gruan shtatzënë T. J. G. (shtetase hungareze) me të cilën ishte duke bashkëjetuar.
Prokuroria ka bërë të ditur se për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj në vazhdimësi, viktima kishte dalë nga shtëpia dhe kishte tentuar që të ikë për t‘u kthyer në shtetin e saj në Hungari, ku të njëjtës i është vënë pas i pandehuri duke e kthyer dhunshëm në shtëpi, të cilën e mbyll në dhomë duke e goditur me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor te lëshuar nga reparti i emergjencës së Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 30 gusht 2022./21Media

Back to top button