Gjakovari zë katër hajna në shtëpinë e tij

Një burrë në Gjakovë ka raportuar në polici se i kishte vënë re katër persona duke vjedhur në shtëpinë e tij.
Viktima kishte arritur ta identifikojë njërin nga të dyshuarit, ku e kishte kapur dhe kishte tentuar ta ndalojë por që i dyshuari mashkull kosovar sulmon viktimën dhe arrin të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë.
“Më pas i dyshuari i identifikuar arrestohet dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa tre (3) personat e tjerë gjenden në arrati” thuhet në njoftimin e policisë./21Media
 

Back to top button