Gjashtë kosovarë u sulmuan në veri

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje rreth sulmeve që ndodhën në veri të vendit ndaj disa qytetarëve të dielën, pas vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë.
Rreth orës 15:30 në Jarinjë, tre kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç’rast janë sulmuar fizikisht.
Po ashtu, dy meshkuj dhe një femër kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturën me targa të huaja në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë sulmuar nga persona të dyshuar të cilët kishin vendosur barrikada. Rasti ka ndodhur rreth orës 17:20, në Leshak të Leposaviqit.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastet është njoftuar prokurori dhe ato janë nën hetime./21Media

Back to top button