Takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel, agjenda dhe temat e bisedimeve

(Lajm i përditësuar)

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në takimin e radhës të nivelit të lartë Kosovë – Serbi në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim, Kurti e Vuçiq do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Liderët do të zhvillojnë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palët pritet të mriatojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale politike me rëndësi.

Në fund të takimit, do të ketë një deklarim për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

Kurti dhe Vuçiq sot takohen në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim temë qëndrore pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Po ashtu vend të rëndësishëm do të ketë edhe tema e fatit të të pagjeturve.

Ndërkaq, të hënën në mbrëmje numri një i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Po ashtu, Kurti në mbrëmje e ka mbledhur stafin e tij këshillues për t’u përgatitur për takimin që do të mbahet sot me Vuçiq.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri për marrëveshjen për normalizim raportesh. Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët u pajtuan edhe për aneksin e zbatimit. Pavarësisht se për asnjërën s’është vënë nënshkrim, në BE i kanë cilësuar si obligative dakordimet./21Media

Back to top button