Gjashtë të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

 

Gjashtë të vdekurit nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë e çuan në 574 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u konfirmuan 76 raste të reja me Covid-19 derisa 144 u shëruan.

Edhe pse ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve me Covid-19, masat për parandalimin e pandemisë Covid-19 nuk pritet të hiqen. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se parësore është ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve./21Media

E përgatiti: Aurela Elshani

Back to top button