Gjashtë të vdekur dhe mbi 60 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Gjashtë persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u konfirmuan edhe 63 raste të reja me Covid-19.

Rastet e vdekjes janë nga: Shkupi dy pacientë (54 dhe 79), dy nga Prilepi (85 dhe 93), një nga Kavadari (70) dhe një pacient nga Struga (83). Pacientët vdiqën në spital.

Rastet pozitive u regjistruan në: Shkup-37, Kumanovë-4, Tetovë-1, Gostivar-1, Shtip-2, Manastir-1, Veles-1, Ohër-2, Kavadar-5, Strugë-1, Sveti Nikollë-1, Kriva Pallankë-1, Berovë-2, Dellçevë-1, Probishtip-1, Kratovë-1, Pehçevë-1.

Ndërkaq, u shëruan nga Covid-19 edhe 573 pacientë: nga Shkupi-350, Kumanova-19, Tetova-10, Prilep-36, Gostivar-9, Shtip-8, Manastir-7, Veles-17, Strumica-15, Kavadari-28 , Koçani-9, Kërçovë-1, Sveti Nikolla-4, Gjevgjeli-6, Negotinë-12, Dibër-8, Resnjë-5, Kriva Pallanka-1, Radovish-6, Probishtip-3, Vallandovë-3, Demir Hisar- 1, Makedonski Brod-2, Bogdanci-2, Kratova-1, Krushevë-9, Demir Kapija-1./21Media

Back to top button