Vërshimet në Malishevë, mbi 540 mijë euro vlera e dëmeve

 

Vërshimet e fundit në territorin e komunës së Malishevës kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 euro. Kështu u bë e ditur në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti.

Siç informoi sot komuna e Malishevës, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro./21Media

 

Back to top button