Shqipëri, 9 viktima nga COVID-19, mes tyre një 29 vjeçar

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 918 testime të kryera janë konfirmuar 538 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Ndërkaq 9 pacientë kanë humbur betejën me virusin, mes tyre nj 29 vjeçar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID në Shqipëri, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i pandemisë./21Media

 

 

Back to top button