Gjashtë të vrarë nga shpërthimet në Kherson, raportojnë mediat shtetërore ruse

Të paktën gjashtë persona u vranë pas një serie shpërthimesh të hënën në Nova Kakhovka në rajonin Kherson të Ukrainës të pushtuar nga Rusia, njoftoi të martën agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

TASS, e cila citoi kreun e administratës ushtarako-civile të rrethit Kakhovka, Vladimir Leontiev, tha se sulmi u krye nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Sipas Leontiev, gjashtë u vranë dhe shtoi se kishte “dhjetëra të plagosur”, shkruan CNN

Ai tha gjithashtu se shumë njerëz ishin ende të bllokuar nën rrënoja ose në shtëpitë e tyre, ndërsa të lënduarit u dërguan në spital.

Shpërthime të mëdha tronditën Nova Kakhovka të hënën për herë të dytë në katër ditë./21Media

Back to top button