Një i vdekur, dy të lënduar në aksin rrugor Zhur – Prizren

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur sot në rrugën Zhur-Prizren.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Azem Bytyqi, shef i operativës së Policisë së trafikut në Prizren.
Bytyqi ka thënë se në këtë aksident ka të vdekur dhe disa të lënduar.
“Ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, një kamioni dhe një veture m ç’rast një person ka vdekur dhe dy janë lënduar në vendngjarje”, ka thënë Bytyqi.
Sipas policisë njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar për trajtim në Prishtinë./kallxo

Back to top button