Pas tri incidenteve të mbrëmshme në Londër

Pas tri incidenteve të mbrëmshme në Londër

Gjashtë persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur në një “tërbim” terrorist në dy monumentet qendrore të Londrës, shkruan “The Telegraph”.

Sipas raportimeve tre sulmues u vranë nga policia në sulmin Bridge dhe Borough Market, transmeton rtv21.tv.

Policia besojnë se nuk kishte më shumë se tre sulmues. Policia Metropolitane deklaroi se sulmet ishin “incidente terroriste”.

Ndërsa, Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se së paku 48 vetë janë dërguar në spital për trajtim.

Një automjet transporti i bardhë u fut në një turmë njerëzish në urë me shpejtësi të madhe mbrëmë rreth orës 22:00 sipas orës lokale. Tre burra më pas kanë sulmuar njerëzit me thika në tregun e afërt të Borough./21Media