Gjatë 10 vjetëve të fundit 22 oficerë të FSK-së diplomuan në RMAS

 

 

Në përvjetorin e 10-të të pjesëmarrjes së oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) të Mbretërisë së Bashkuar, ambasadori Nicholas Abbott takoi majorin Kadri Berisha, që është oficeri i parë i FSK-së që u diplomua nga Sandhurst, togerin Klevis Elezaj, i cili u diplomua në gusht të vitit 2020, dhe oficerin Kadet Valdrin Selimi, që është kandidati i ri nga FSK për Sandhurst, i cili do të fillojë trajnimin e tij në RMAS këtë javë.

Abbott ndau me miqtë e tij në Facebook, fotografi nga ky takim dhe tha se të diplomuarit nga RMAS do të vazhdojnë të përdorin aftësitë që ata i zhvilluan në Sandhurst për të ndihmuar në ndërtimin e aftësive të FSK-së.

“Ky është një aspekt i rëndësishëm i marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, shkroi ambasadori.

Tutje ai bëri të ditur se gjatë 10 vjetëve të fundit, 22 oficerë të FSK-së kanë diplomuar në RMAS, që sipas tij, është shenjë e përkushtimit të fortë të Mbretërisë së Bashkuar për ndërtimin e kapaciteteve dhe ekspertizës në FSK./21Media

Back to top button