Gjenden para dhe ari me vlerë rreth 33 mijë euro të raportuara si të vjedhura

Një qytetar nga fshati Kushnin i Hasit-Prizren ka raportuar një rast vjedhje e rende që dyshohet se i kishte ndodh në oborrin e shtëpisë së tij.
Ankuesi ka deklaruar se para se te shkoj në Bosnje, më datë 17.12.2022, për një vizite mjekësore, pasi që gjithë familjen e ka atje, i kishte groposur në tokë, në oborrin e tij dy tasa xhami me stoli ari me vlerë 6 deri 7 mijë euro dhe para 26.000 euro.
Sipas Policisë, pasi që është kthyer nga Bosnja më datën 14.02.2023, ka dashur që të i nxjerr stolitë e arit dhe shumën e parave që i kishte groposur, por përveç një ene me stoli ari që e ka gjet, sipas tij, mungonte ena tjetër me para 26.000 euro.
“Rasti nuk është hap menjëherë pasi që është dashtë të kryhen hetime preliminare dhe mbledhjen e dëshmive tjera lidhur me rastin. Me datë 22.02.2023 në Stacionin Policor Prizren, ka ardhur përsëri ankuesi, i cili ka deklaruar se vjedhjen e parave dhe stolive të arit dyshon se e ka kryer një i dyshuari –fqinjë i tij, të cilën ankuesi para se të shkonte në Bosnje ka deklaruar se e ka angazhuar që të kujdeset për pulat e tij. I dyshuarit , i cili pranon se gjate kohës sa ankuesi kishte shkuar në Bosnje, e kishte angazhuar që të kujdeset për pulat e ankuesit, por mohon kategorikisht se e ka kryer ketë rast të vjedhjes. Në lidhje me rastin dhe deklaratat e marra, veprimeve hetimore në teren është informuar prokurori kujdestar/ departamenti për krime të përgjithshme , i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “ vjedhja e rende” , të kryhen veprime hetimore në drejtim të ndriçimit të rastit, ndërsa i dyshuari për momentin të lirohet në procedure të rregullt. Më datë 25 shkurt pronari i sendeve te vjedhura ka raportuar se pasi që edhe një herë ka kontrolluar vendin e ka gjetë edhe enën tjetër me para, në vendin ku e ka gropos, herën e parë kur i ka kërkuar parat e ka ngatërruar vendin”, thuhet në njoftim.

Back to top button