Rrahmani diskuton të ardhmen me Napolin

Napoli tashmë po thuajse e ka në dorë titullin e kampionit të Italisë pasi ka krijuar një diferencë prej 18 pikëve nga Interi dhe Milani që e ndjekin nga pas në renditen tabelare.
Padyshim se njëri nga më meritorët që skuadra e Luciano Spalletti është në kërë pozicion të lakmueshëm është qëndërmbrojtësi Amir Rrahmani.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës raportohet se është duke e diskutuar me drejtuesit e kësaj skuadre të ardhmen e tij dhe se rinovimi i kontratës është shumë i mundshëm.
Sipas “Tuttomercatoëeb”, bisedimet mes mbrojtësit dhe klubit tashmë kanë avancuar për një marrëveshje të re e cila do të zgjaste deri në vitin 2027, derisa ajo aktualja përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Back to top button