Gjendet armatim në nën kulmin e një ndërtese në Mitrovicën e Veriut

Në njërën prej tre ndërtesave të njohura si “Vampirusha” në Mitrovicën e Veriut sot në mëngjesi janë gjetur armë, ka konfirmuar policia për portalin KoSSev.
Për rtv21.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar se armët janë gjetur në nën kulmin të këtij objekti.
Ai gjithashtu ka theksuar se askush nuk është arrestuar./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?