Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
29 Shtator 2019
Rasti është duke u hetuar
Rasti është duke u hetuar
Një grua është gjetur e vdekur sot në mëngjes në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./21Media