Gjendet i vdekur në pyllin e fshatit Sojevë personi që ishte zhdukur para pesë ditësh

Gjendet i vdekur në pyllin e fshatit Sojevë, personi që ishte zhdukur para pesë ditësh.
Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete të shtunën rreth orës 07:30 në në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt.
“Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Siç njofton policia i njëjti ishte shpallur i zhdukur dhe të premten ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e tij.
“Vëmendje, për të njëjtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendodhjen e tij.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button