Hoti sërish kritka Qeverisë: Çmimi i energjisë po rritet për 14%, faturat e tatimit në pronë për 100%

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti sërish ka adresuar një mori kritikash për Qeverinë e Kosovës kryesisht në punën e saj në ekonomi.
Ai në listën e disa problemeve e ka përmendur paralajmërimin për rritjen e energjisë për 14% nga muaji prill, rritjen e faturave të tatimit në pronë, mungesën e guvernatorit të BQK-së, ndërsa ka ironizuar duke thënë se “me rëndësi është po vazhdon vala 62 e privatizimit.
“Nga 1 prilli rriten për 14% faturat e energjisë. Nga 1 janari janë rritur për 100% faturat e tatimit në pronë për shumë qytetarë. Nga 1 marsi 2.5 miliardë euro të Trustit Pensional nuk ka kush t’i menaxhojë. Nga 1 marsi Banka Qendrore e Kosovës nuk ka Guvernator.Ka një vit që Komisioni i Ndihmës Shtetërore nuk është funksional: miliona euro shpenzime që bëhen me vendime të Qeverisë pa qenë të parapara në ligjin e buxhetit nuk ka kush t’i mbikëqyr.Por këto janë kaluese e të parëndësishme. Me rëndësi është që po vazhdon vala 62 e privatizimit!Së shpejti fillojnë punën edhe Banka Zhvillimore e Fondi Sovran dhe nuk do ketë më krizë!!!”, ka shkruar ai në Facebook./21Media

Back to top button