Robin Haxhi Krasniqi flet për vështirësitë në karrierën e tij: Do të boksoj edhe për pesë vjet
Robin Haxhi Krasniqi i është rikthyer karrierës së tij me një fitore të madhe me nokaut para pak ditësh në Munchen të Gjermanisë, ku lufta zgjati vetëm pesë raunde.
Pak ditë pas këtij suksesi, Krasniqi u kthye në Kosovë, ku sot mbajti një konferemcë për media, në të cilën foli për suksesin dhe objektivat e tij.
Ai tha se rikthimi në ring me fitore ishte një gjë e pritur pasi ishte përgatitur shumë dhe se kjo e ka motivuar për të vazhduar edhe më fuqishëm përpara.
Madje, ai zbuloi se me formën aktuale dhe me përgatitjet, në të cilat është duke i bërë do të jetë aktiv në boks edhe për së paku pesë vjet të tjera.
Ai më pas foli më vështirësitë që ka hasur në karrierën e tij, duke thënë se ka kaluar netë të tëra pa gjumë për të arritur objektivat e tij, teksa u bëri thirrje të rinjve që të punojnë dhe t’i arrijnë objektivat e tyre brenda Kosovës.
08: 53-Pas triumfit, Rubin Krasniqi dhe Shefat Isufi bashkë para gazetarëve në Prishtinë
Pas triumfit që patën në ‘Audi Dome” në Mynih të Gjermanisë, boksierët shqiptarë Robin Haxhi Krasniqi dhe shefat Isufi do të mbajnë sot një konferencë për media në Prishtinë.Konferenca do të mbahet në ora 13:00.
Para shtatë ditësh Rubini mposhti belgun Timur Nikarkhoevin. Ofanziva e madhe e Krasniqit erdhi në raundin e pestë kur dha një seri goditjesh të njëpasnjëshme që e bënë kundërshtarin të dorëzohej para tij pas vetëm pesë raundeve. Kjo është fitorja e 20-të e Krasniqit me nokaut.
Kurse, Boksieri tjetër shqiptar Shefat Isufi e ka mbrojtur me sukses titullin e tij të botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai ka triumfuar ndaj boksierit argjentinas Hernand David Perezin, pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve./21Media