Gjendet i vdekur një burrë në Istog, policia nis hetimet

Sonte është gjetur pa shenja jete një 52 vjeçar në Banjë të Istogut.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka treguar se personi pa shenja jete është gjetur në shtëpinë e tij.
“Rreth orës 7:15 në fshatin Banjë të Istogut një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi./21Media

Back to top button