Brightoni e turpëron Liverpoolin, Evertonin e mposht Southamptoni

Kanë përfunduar edhe katër ndeshje të tjera që ishin duke u zhvilluar në kuadër të Premier Ligës angleze, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Amex”, skuadra e Brightonit e ka turpëruar Liverpoolin duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Dy gola nga Solomon March (minuta e 47’ dhe minuta e 53’) dhe goli i Danny Welbeck në minutën e 82’ i siguruan fitoren Brightonit kundër Liverpoolit.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Southamptonit, e cila e thelloi më shumë në krizë Evertonin e Frank Lampard duke e mposhtur 2:1.
Ndërkaq, skuadra e Nottingham Forest e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Leicester Cityn.
Më poshtë i gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligën angleze.
Manchester United 2:1 Manchester City
Brighton 3:0 Liverpool
Everton 1:2 Southampton
Nottingham 2:0 Leicester City
Wolverhampton 1:0 West Ham United.

Back to top button