Gjendet i vdekur një burrë në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Është gjetur pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë së tij, të dielën në Gjilan.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në raportin e policisë thuhet se sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.
Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim i vdekjes”./21Media