Gjendet i vdekur një person në një market në Prizren, Policia jep detaje për RTV21

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Prizren në afërsi të një marketi.

Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka treguar se personi i vdekur është i moshës 74 vjeçare, dhe sipas tij bëhet fjalë për vdekje natyrale.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar një informacion nga një qytetar se një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në rrugën “Rrustë Kabashi”. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe urgjenca, ku këta të fundit kanë konstatuar se personi, mashkull i moshës 74-vjeç ka vdekur”, ka thënë Gashi./21Media 

Back to top button