Gjendet i vdekur një person në Pejë

 

Policia e Kosovës bënë të ditur se sot rreth orës 17:00 është gjetur një person i vdekur në rrugën ‘Eqrem Qabej’ nё Pejë.

Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë kanë dalur në vendngjarjes.

Përveç tyre në vendin e e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959)

“Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ne bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm”, thuhet në njoftimin e policisë. /21Media

Back to top button